• Mirësevini në Shkrela Legal Solutions
  • (+355) 69 347 9230
  • info@shkrelalegal.com

Shërbimet

Shkrela Legal Solution

Partner per Sukses!
img

Konsulencë për studime jashtë vendit/ Aplikim në universitetet jashtë vendit

Ofrojmë konsulencë të personalizuar për studime jashtë vendit për të ndihmuar studentët të navigojnë në procesin e aplikimit, duke përfshirë: Këshillim për zgjedhjen e destinacionit bazuar në interesat, karrierën dhe buxhetin e studentit. Ofrojmë udhëzime për zgjedhjen e destinacionit të përshtatshëm për studimin jashtë vendit. Asistencë në aplikim, ndihmojmë në plotësimin e aplikimeve duke u siguruar që dokumentacioni të plotësojë kërkesat e tyre. Gjithshtu asistence në kuptimin e procedurave administrative dhe për aplikimin për vizat studentore dhe leje që do të nevojiten për të studiuar jashtë vendit. Përmbajtja e këtyre shërbimeve varet nga nevojat individuale të studentit dhe synimi për t'u siguruar që eksperienca e studimeve jashtë vendit të jetë e suksesshme dhe e përshtatshme për ta. Përmes këshillave dhe udhëzimeve tona, synojmë të ndihmojmë shtetasit shqiptarë në realizimin e synimeve të tyre për studime jashtë vendit.

img

Aplikim për viza studentore, punësimi dhe bashkim familjar

Si konsulentë për aplikime për viza jashtë shtetit, ofrojmë udhëzime dhe asistencë për të plotësuar formularët e aplikimit për vizë në mënyrë të saktë dhe të plotë. Ne gjithashtu ndihmojmë klientët të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, duke përfshirë pasaportën, dëshmitë financiare, dhe çertifikatat e nevojshme. Përveç kësaj, ofrojmë këshilla dhe udhëzime për procedurat shtesë si intervistat konsullore dhe rregullat për aplikuesit. Synimi ynë është të sigurojmë që aplikantët të kenë një përvojë të lehtë dhe të suksesshme gjatë procesit të aplikimit për viza jashtë shtetit.

img

Viza turistike për UK dhe USA

Shkrela Legal Solutions ju asiston në procedurën e marrjes së vizës në Ambasadën Amerikane dhe Angleze. Nëse dëshironi të udhetoni si turist në USA apo UK, por nuk dini si të veproni në lidhje me aplikimin apo dokumentat që ju nevojiten për të mos ju refuzuar viza në ju sigurojmë informacionet e duhura. Shkrela Legal Solutions ju vjen në ndihmë për ta bërë këtë proces sa më të thjeshtë duke ju ofruar asistencën e nevojshme ligjore.

img

Pajisje me numër Identitetit të të Huajit për përdorim në Spanjë (N.I.E.)

Numi i Identitetit të të Huajit (N.I.E) është shumë i rendësishem sepse ky numër do t'ju kërkohet në të gjitha institucionet zyrtare në Spanjë. Duke qënë se kemi dy lloje të ndryshme numrash identifikimi ne ju asistojme për marrjen e tij lehtesisht pranë ambasadës Spanjolle. Shqiptarët që kanë lidhje me Spanjën për shkak të interesave të tyre ekonomike, profesionale ose sociale mund të aplikojnë pranë Shkrela Solutions, për t'u pajisur me NIE (Numri I Identifikimit për të Huajt).

img

Vizë spanjolle jo fitimprurëse

Viza Jofitimprurese ju lejon të qëndroni në Spanjë dhe të keni mundësi levizje në gjith Zonën Shengen pa pasur një motivacion siç mund të jetë punësimi apo arsimi. Nëse jeni një person që keni të ardhura pasive të konsiderueshme dhe dëshironi të jetoni në Spanjë, atehere kjo është viza e duhur për ju. Shkrela Legal Solutions ju vjen në ndihmë duke ju asistuar në procedurën e aplikimit të kësaj vize.

img

Deshmi penaliteti nga vendqendrimet e mëparshme

Jeni duke aplikuar për një vizë dhe ju nevojitet dëshmi penaliteti nga vendqëndrimet e mëparshme brenda Europës apo dhe jashtë saj. Duke ndjekur proceduren e nevojshme Shkrela Legal Solutions ju mundëson marrjen e dokumentit në kohë rekord.

img

Verifikim ekspulsi në Zonën Shengen

Zyra jonë me fokus cështjet e emigracionit ju asiston me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në kohë reale brenda një ditë pune nëse klienti nuk është i sigurt për ndalesën apo afatin e ndalesës e deri në fshirjen e të dhënave nga Sistemi Informativ i Shengen e ai shqiptar TIM më pas.

img

Heqje ekspulsi nga Zona Shengen

Përpara se të nisi procedura konsultohemi me klientin në lidhje me cështjen e tij dhe më pas pas dakortësisë së dy palëve niset me procedurat e nevojshme dhe nga klienti kërkohet kopja e pashaportës së tij aktuale, prokura, certifikata personale/martese apo vërtetime të ndryshme sipas rastit.Më pas zyra jonë merret me të gjitha kërkesat e procedurat drejt shteteve përkatëse në mënyrë që cështja të përmbyllet me sukses brenda një kohe sa më të shpejtë! Drejtohuni dhe ju pranë zyrës sonë për të nisur me të gjitha procedurat e nevojshme në mënyre që të udhëtoni sërish lirshëm drejt gjithë Zonës Shengen!

"Shkrela Legal Solutions" partneri juaj në sukses.