• Mirësevini në Shkrela Legal Solutions
  • (+355) 69 347 9230
  • info@shkrelalegal.com

Stafi Yne

Shkrela Legal Solution

Partner per Sukses!

img
Themeluese dhe Administratore

Xhensila Gjaci Shkrela

Themeluese dhe administratore e “Shkrela Legal Solutions” është juriste e specializuar në fushën e ligjit europian dhe atë të emigracionit. Pasi përfundoi studimet Bachelor në Ligj pranë “Kolegjit Universitar Bedër”, vazhdoi studimet master pranë “Universitetit Teknologjik të Talinit” në Estoni në fushën e ligjit ndërkombëtar dhe europian. Gjatë qëndrimit atje, ndër të tjera u angazhua pranë “Qëndrës Estoneze të të Drejtave të Njeriut” ku pati mundësinë të punonte si konsulente ligjore në fushën e emigracionit dhe vecanarisht në lidhje me aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare. Pas kthimit në Shqipëri, punoi si specialiste e burimeve njerëzorë pranë “Aluflor Construction Group” dhe gjithashtu ushtroi funksionin e administratiores pranë “Ceci Corp Attorneys” që me themelimin e kompanisë.

Pas një eksperience relativisht të gjatë në fushën e emigracionit në mars të vitit 2021 themeloi “Shkrela Legal Solutions” për të realizuar vizionin dhe misionin e saj në fushën e përfaqësimit ligjor duke ruajtur në themel të ndërtimit të kompanisë vlera si raport korrekt me të vërtetën, besueshmëri, qëndrueshmëri dhe integritet. Xhensila flet rrjedhshëm anglisht dhe turqisht.

Juriste

Sarbjola Shimaj

Sarbjola është specialiste në gjuhën angleze dhe komunikim, me diplomë Bachelor dhe Master Shkencor nga Kolegji Universitar Bedër. Ajo ka përvojë të konsoliduar në administratë dhe shërbim ndaj klientit, duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme në Zyrën e Pranimeve të Bedër, organizimin e eventeve dhe komunikimin me studentët.

Me njohuri të avancuara në anglisht (C1) dhe aftësi të shkëlqyera në përdorimin e mjeteve teknologjike, Sarbjola shquhet për profesionalizëm, përkushtim dhe zgjidhje efektive të problemeve.

Vlerat që e udhëheqin në çdo bashkëpunim janë përkushtimi, korrektësia dhe ndershmëria, duke ndërtuar gjithmonë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme me klientët dhe bashkëpunëtorët.

img
Pjesëmarrje në seminare dhe trajnime
  • Sistemi i Avokaturës në Shqipëri, Sfidat e së Ardhmes
  • Qasja në Drejtësi për të Gjithë: Roli i Klinikave Ligjore
  • Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si një institucion i rëndësishëm kushtetues në reformën në drejtësi
  • Koha për të diskutuar ndikimin e reformës në drejtësi
  • Shqipëria në ndërveprimin e së drejtës, shoqërisë dhe politikës
  • Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore gjatë Covid
  • Nje rol aktiv në projektin e cështjes aktuale mbi të drejtën ndërkombëtare dhe projektit të shkolles verore per median dhe literacy te organizuar nga Ambasada e SHBA
  • Konkursi i gjyqit të gjyqit të GJEDNJ Shqipëri
  • Konkursi ICC ne Hage 2023 ku ka marre njohuri te thelle ne ligjin nderkombetar penal
Gjuhet e huaja
Anglisht
100%
Italisht
80%
img
Juriste

Anxhela Spasi

Ka kryer studimet në Kolegjin Universitar Bedër gjithashtu e angazhuar me trajnime nga OSBE mbi njohjen e ligjit Europian. Një trajnimi semestral mbi impaktin e zgjerimit te BE-se dhe ligjeve të bashkimit Europian. Ka ndjekur një cikël trajnimesh nga Shkolla e avokatisë mbi ligjet e emigracionit dhe cështjeve të refugjatëve.

Pjesëmarrje në seminare dhe trajnime:
  • Përgjegjësia familjare dhe ndihma juridike
  • Modeli i Kuvendit të Shqipërisë
  • Impakti i Procesit të Integrimit Europian në Shqipëri
  • Europian Academy 2023
  • Integrimi i Shqiperise në Bashkimin Europian: Sfidat Dhe Perspektiva
  • Gjyqin Stimulues te Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
  • Drejtën Kompjuterike dhe Kibernetikë
  • Menaxhimi i rasteve të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar, në formën e denigrimit, stereotipizimit, dhe stigmatizimi
  • Krahas eksperiencave profesionale ka punuar në drejtorinë e përgjithshme të arkivave shtetërore
Gjuhet e huaja
Anglisht
100%
Italisht
85%

Choose Color