• Mirësevini në Shkrela Legal Solutions
  • (+355) 69 347 9230
  • info@shkrelalegal.com

Shërbimet

Shkrela Legal Solution

Partner per Sukses!
service

Ky sherbim u mundëson shtetasve të huaj mundësinë për t'u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet këtij shërbimi mund të aplikohet për motivet e mëposhtme: Punësim, Vetëpunësim; Punonjës me kualifikim të lartë; Të transferuar brenda ndërmarrjes; Investitorë; Lëvizës Digital.


Për të aplikuar për Leje Unike, aplikanti duhet të jetë i sigurt që përmbush minimalisht kërkesat e mëposhtme: Posedon një dokument të vlefshëm udhëtimi të njohur në Republikën e Shqipërisë, Ka motiv të vlefshëm për të qëndruar në Republikën e Shqipërisë bazuar në Ligjin 79/2021 “Për të huajt”; Ka ose siguron të ardhura të mjaftueshme për të përballuar akomodimin dhe jetesën në Shqipëri; Nuk përbën rrezik për rendin, sigurinë kombëtare apo shëndetin publik në Shqipëri. Shkrela Legal Solutions ju ofron konsulence në këtë rrugetim tuajin duke ju ndihmuar me profesionalizem për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për secilin tip aplikimi dhe të gjitha hapat e procedurës. Kohëzgjatja dhe pagesat variojnë sipas shtetit dhe ambasadës përkatëse dhe të gjitha këto i bëhen me dije klientit paraprakisht dhe janë të specifikuara në marrveshjen mes zyrës dhe klientit. Zyra jonë ju informon në lidhje me të gjitha procedurat përkatëse, dokumentacionet, kohëzgjatjen dhe pagesat për t’jua bërë aplikimin dhe procesin sa më të lehtë klientëve tanë.

service

Shërbimi leje qendrimi për studime u mundëson shtetasve të huaj pajisjen me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Zyra jonë ju vjen në ndihme me pergatitjen e dokumentave të nevojshme dhe asistencë për studentet bazuar në ciklin e studimit. Gjithashtu ndjek hap pas hapi procedurat që nga ekuivalentimi i diplomës, përgatitja e kopjes së diplomës për regjistrim në universitet, regjistrimi në universitet, aplikim për vizë nëse nevojitet dhe aplikim për leje qëndrimi.


Përkthimet në shqip dhe noterizimet, tarifa e vizës, e lejes së qendrimit, e kartës biometrike janë pagesa që sigurohen nga zyra pas njoftimit të klientit bazuar në shtetin e tyre të rezidences.

service

Leja e qëndrimit për bashkim familjar për shtetasit e huaj është një dokument që u jepet anëtarëve të familjes së një personi të huaj që tashmë ka një leje qëndrimi në një vend të caktuar. Kjo leje lejon anëtarët e familjes së personit të huaj të qëndrojnë dhe të jetojnë legjitimisht në atë vend, duke përfshirë bashkëshortin/e, fëmijët dhe në disa raste edhe prindërit e personit të huaj.


Procedurat dhe kushtet për të aplikuar dhe për të fituar një leje të qëndrimit për bashkim familjar ndryshojnë nga vend në vend, por zakonisht përfshijnë dokumentacion për të dëshmuar lidhjen familjare dhe për të plotësuar kriteret e nevojshme ligjore. Shkrela Legal Solutions ju asiston pegjate te gjithe kesaj procedure.

service

Leja e qëndrimit për nënshtetësi shqiptare lejon një person të qëndrojë legalisht në Shqipëri për një periudhë të caktuar të kohës për të aplikuar për nënshtetësi shqiptare. Kjo leje i jep personit të drejtën ligjore për të qëndruar në Shqipëri dhe për të përfunduar procesin e aplikimit për nënshtetësi, duke i plotësuar kërkesat dhe procedurat ligjore të vendit përkatës. Pas përfundimit të procesit të aplikimit për nënshtetës nëse kërkesa është e suksesshme personi mund të marrë nënshtetësinë shqiptare.


I gjithë dokumentacioni dhe procedurat e nevojshme të kësaj lloji leje qëndrimi ndiqen me rigorozitet nga zyra jonë.

"Shkrela Legal Solutions"

Partneri juaj në sukses !

1530

Klient

1240

Raste Suksesi

1380

Zgjidhje